Serbët lokal sulmojnë me gurë e mjete të rënda një shtëpi të shqiptarit në Medvegjë

Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar.


Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin Besart Muharremi, djalin e Ruhan-it. Ai tha se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë.

Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi.

Ai mes tjerash tha se për rastin është njoftuar edhe OSBE-ja por edhe Ambasada e Shqipërisë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”