Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Të dhënat hidrometeorologjike për Luginën, parashohin që gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira.


Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, nga e hëna e deri të premten mund të ketë rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Më poshtë e keni parashikimin e plotë të motit për pesë ditë:

E hënë: Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

E marte: Mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

E mërkurë: Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

E enjte: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë .Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte: Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi