Kler Çaku shpallet kampione Europe në shah

Kler Çaku, 13 vjeç, ka fituar titullin kampione Europe në shah, për moshat deri në 14 vjeç, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni.


“Urime kampione! Kler Çaku, 13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç”, shkruan Rama, në një postim në Facebook.

Çaku ka fituar me plot shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.

Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni.

Ndërkohë yjet e shahut botëror kanë mbërritur në Shqipëri për t’u bërë pjesë e Europianit të Klubeve të Shahut që këtë vit organizohet në Durrës.

Mjeshtrat e shahut do të garojnë mes tyre në edicionin e 38-të të Kupës Europiane të Shahut për meshkuj dhe Kupës së 27-të europiane të klubeve për femra. Kampionati që për herë të parë organizohet në Shqipëri, këtë vit shënoi një numër rekord në pjesëmarrje. Janë 110 ekipe nga 34 Federata Europiane

Shqipëria prezantohet me 6 ekipe, nga të cilat ka dhe pritshmëri për medalje në këtë Ligë të Kampionëve.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë