Mbrëmë në sallën e konferencave të Komunës së Preshevës, për gati 5 orë janë takuar përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe Ambasadorit shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.
Takimi është thirrur për të finalizuar detajet e marrëveshjes për listën e përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 21 qershor, “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Siç mëson PreshevaPRESS, në takimin e mbrëmshëm që zgjati më pak se pesë orë, nën prezencën e Ambasadorit Boçka, është debatuar edhe për mjetet financiare të listës së përbashkët të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 21 qershor, “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.
Partitë politike që përbëjnë listën e përbashkët shqiptare në zgjedhjet parlamentare serbe që do të mbahen më 21 qershorë, janë dakorduar që të i shpërndajnë në mënyrë të barabartë, formulë sipas të cilës secialës parti i takojnë 20% e totalit.