Seanca konstituive e thirrur për të dështuar ende pa filluar

Kryetari i Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, njëherit kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, ka ftuar seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Preshevës për të shtunën, më datë 20.07.2024.


Mbrëmjen e së ejtes, është nënshkruar marrëveshja për bashkëqeverisje mes PVD-së dhe PDSH-së, por duke mos definuar saktë asgjë nga pozitat e ndara mes subjekteve.

PreshevaPRESS ka raportuar gjatë ditës së djeshme për zhvillimet politike nga momenti në moment, duke raportuar sot edhe për përfshirjen e Aleancës për Luginën në koalicion nga ana e PVD-së.

PVD ka mbajtur sot mbledhje me përbërje të zgjëruar për të njoftuar anëtarësinë dhe organet e saja me detajet e marrëveshje për bashkëqeverisje me PDSH-në.

Në mbledhjen e PVD-së në Preshevë, e cila ka përfunduar, përfaqësuesit e organeve të degës, janë informuar se seanca konstituive e thirrur për nesër do të ndërpritet pas verifikimit të mandateve dhe do të testohet të vazhdojë të dielën për të zgjedhur udhëheqësinë e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Siçka mësuar PreshevaPRESS, përveç mosmarrëveshjeve të paraqitura me integrimin e Aleancës për Luginën nga ana e PVD-së në koalicion, brenda PDSH-së ka pakënaqësi me emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Kjo është arsyeja pse seanca konstituive e thirrur për nesër do të ndërpritet dhe planifikohet të vazhdojë të dielën, kur edhe skadon afati ligjor për mos shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme lokake në Preshevë.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/