Salihu njofton se janë në fund të negociatave për koalicion me PDSH dhe APN

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, ka njoftuar se edhe më tutje, po zhvillohen negociata për krijimin e qeverisjes së re në Preshevë.


Salihu përmes një reagimi në rrjetin shoqëror Facebook, i është drejtuar qytetarëve për të i informuar se Lëvizja për Reforma është pjesë e bisedimeve të iniciuara nga PDSH, përmes të cilave po synohet të krijohen institucionet e reja udhëheqëse.

Ai ka njoftuar se ende nuk ka asnjë marrëveshje.

“Ju njoftoj se jemi ne permbyllje te procesit te negociatave te ftuara nga PDSH per themelimin e institucioneve te reja komunale. Marreveshje nuk kemi ende.” ka shkruar Salihu në Facebook.

Salihu ka lënë të kuptohet se nuk ka asnjë garanci që negociatat do të përfundojnë me sukses, duke potencuar se Lëvizja për Reforma, mundë të mbetet edhe në opozitë pas përfundimit të bisedimeve ndërpartiake për krijimin e koalicionit udhëheqës në Preshevë.

“Pra, Lëvizja per Reforma, pavaresisht se ne cilen pozite do te perfundoje ne kete proces, pozite ose opozite, angazhohet per institucione te reja.” përfundon njoftimi i Salihut në Facebook.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të udhëheqësit të Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, të publikuar në rrjetin shoqëror Facebook:

Qytetarë te nderuar,

Ju njoftoj se jemi ne permbyllje te procesit te negociatave te ftuara nga PDSH per themelimin e institucioneve te reja komunale. Marreveshje nuk kemi ende.

Sic kemi njoftuar, Levizja per Reforma konsideron se interes i qytetareve eshte themelimi i institucioneve te reja dhe jo zgjedhje te reja.

Pra, Lëvizja per Reforma, pavaresisht se ne cilen pozite do te perfundoje ne kete proces, pozite ose opozite, angazhohet per institucione te reja.

Nuk kemi shume kohe sipas afateve ligjore.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”