Kurti të premten do të mirret me Luginën, fton në takim përfaqësuesit e Preshevës dhe Bujanocit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Javën tjetër i mundur zhbllokimi i çështjes së koalicioneve, angazhohet edhe kryeministri Kurti.


Deri në përfundim të javës tjetër është i mundur zhbllokimi i çështjes së koalicioneve në Bujanoc dhe Preshevë, merr vesh FOLonline nga burime të ndryshme. Se Qeveria e Kosovës nuk është vetëm për të dërguar para në Luginë por edhe për të pasur ndikim tek zhvillimet e këtushme politike, flet vet angazhimi i kryeministrit Kurti në aspekte të ndryshme.

Burime të besueshme të FOLonline brenda ekzekutivit kosovar theksojnë se kryeministri do të ketë biseda intenzive ditëve në vijim me akterët politik të Luginës, me qëllim të ndërtimit të institucioneve stabile në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Të njejtat burime thonë se në fillim Kurti do ta takojë një pjesë të krerëve të subjekteve politike për vazhduar më pas me një takim më të zgjeruar dhe të përbashkët me të gjithë liderët.

Është e padiskutueshme që kryeministri do të insistojë në rrespektimin e vullnetit të zgjedhësve në këto dy komuna”, thotë burimi i afërt me kryeministrin. Sipas të njejtit burim, kryeministri kosovar do të kërkojë hapur që Ardita Sinani të marrë timonin e Preshevës kurse Arbër Pajaziti atë të Bujanocit.

Por çfarë do të ndodh nëse lidërët politik nuk do t’i binden kërkesave të Kurtit?

FOLonline merr vesh nga shumë burime se situata politike poashtu do të zhbllokohet por se sa do të zgjas stabiliteti politik pas krijimit të institucioneve të reja, mbetet të shihet.

Nëse Kurti nuk arrinë të përafrojë qëndrimet e subjekteve politike, burimet theksojnë se do të vie deri tek ndarja e bllokut në Bujanoc midis treshes LPD, PD, PVD.

“Poqëse kryeministri kërkon koalicion gjithëpërfshirës shqiptarë në Bujanoc dhe ai nuk ndodh, atëherë ky bllok nuk ka kuptim”, thekson një burim brenda treshes së sipërpërmendur. Në atë rast, FOLonline merr vesh se të paktën njëra nga partitë do t’i bashkohet Frontit për Ndrsyhim në krijimin e shumicës qeverisëse.

Mediumi ka arritur të kuptojë se Fronti për Ndryshim, në rast të dështimit të platformës qeverisëse në Prishtinë, do të rinisë një cikël bisedimesh me Partinë Progresiste.Megjithatë, kësaj here do të shmanget dega lokale me përparimtarët e Bujanocit dhe do të diskutohet direkt me qendrën në Beograd.

Mësohet se Fronti do të kërkojë disa pozita në organet shtetërore për ndërtimin e koalicionit lokal në Bujanoc. Nëse kjo ofertë refuzohet, atëherë Bujanoci mund të shkojë në zgjedhje të reja./FOLOnline

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”