RISHTYHET SEANCA E PARË E KUVENDIT KOMUNAL NË PRESHEVË

Është shtyrë përsëri (për herë të dytë) seanca e parë e Kuvendit Komunal në Preshevë e thirrur pë 02.03.2020, e që për shkak të turbulencave mes këshilltarëve të APN duhej të mbahej nesër.


PreshevaPRESS ka raportuar gjatë javës së kaluar se gara dhe mospajtimet brenda APN-së për emrin e kandidatit nga radhët e kësaj partie në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ka krijuar përçarje edhe në qeverisjen lokale në Preshevë, gjë që ka shkaktuar edhe shtyerjen e seancës së parë të Kuvendit Komunal të Preshevës për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm për të kaluar vendimet e parapara për këtë seancë.

Sot gjayë ditës APN ka realizuar disa takime dhe i fundit ka qenë ai me këshilltarët e këtij subjekti politik, gjatë së cilës kohë kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë, Sami Salihu ka njoftuar për rishtyrejn e seancës që pritej të mbahet nesër.

PreshevaPRESS nga burimet brenda APN-së iu është thënë se në mbledhjen e këshilltarëve të Alternativës për Ndryshim nuk kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie.

Kryetari i Kuvendit të Preshevës nuk ka njoftuar për kohën e shtyerjes së seancës, por burimet e PreshevaPRESS thonë se këto turbulenca po krijohen për shkak të garës së kandidatit për deputet nga radhët e APN-së, arsye e cila edhe ka krijuar përçarje dhe mospajtime brenda APN-së.

Seanca e parë e Kuvendit Komunal në Preshevë është thirrur për datën 2 mars, derisa kryetari i kuvendit, Sami Salihu, ka njoftuar shefat e grupeve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal përmes një mesazhi që do të mbahet me 09.03.2020, e që mbrëmjen e sotshme  është shtyrë përsëri por pa caktuar afat dhe kohë kur do të mbahet. Afati i fundit për mbajtejn e seancës është 12.03.2020 ose në të kundërtën kuvendi me automatizëm shpërndahet dhe Presheva shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”