RINIA E PD-së ME AKSION PËR GROPAT E RRUGËVE NË BUJANOC

Aktivistë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike të pakënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Bujanocit kanë vendosur lule në gropat e krijuara në disa rrugë kryesore të qytetit.

“Ky aktivitet shënon një protest paqësore e simbolike kundër neglizhencës së pushtetit lokal, i cili ka ndarë rreth 3 milion dinarë nga buxheti komunal për mirëmbajtjen e rrugëve, por që si duket ka vendosur ta vazhdojë gjumin dimëror”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokrtike.

Aktivistët e PD-së  kanë paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera në komunën tonë, nëse nuk merren masa nga pushteti lokal për sanimin e këtyre rrugëve.

Related posts

Afro dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

/