Rezultatet e para të zgjedhjeve për Parlamentin Europian

Ndërkohë që mbërrijnë rezultatet e para të zgjedhjeve për në Parlamentin Evropian, ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e lartë pothuajse në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ku veçohen vendet e Evropës Lindore, që deri tani llogaritet në një mesatare prej 51%.


Në Gjermani për shembull është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1989, pothuajse 60% e qytetarëve me të drejtë vote.


Gjermani

Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll. Ky bashkim ka marrë deri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbrit, mbi 20%.


Francë

Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.


Hungari

Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.


Austri

Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.


Greqi

Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif