Fuqitë që nuk e njohin Kosovën po e marrin Evropën

Nga rezultati i dobët i listës së Emmanuel Macron deri te fitoret e Marine Le Pen dhe Mateo Salvinit, rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Parlamentin evropian nuk shihen si lajme të mira për Kosovën.

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, ka fituar dje në Francë numrin më të madh të ulëseve në Parlamentin Evropian duke mposhtur edhe listën e presidentit Emmanuel Macron, kanë dëshmuar rezultatet preliminare.

Marine le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathë, dje gjatë ditës ishte raportuar se kishte dalë e para në zgjedhje. Gjithsesi edhe pse Le Pen doli e para, ajo nuk arriti të marrë më shumë ulëse në parlament sesa presidenti Emmanuel Macron.

Partia e Le Pen mori 5.3 milionë vota, ndërsa partia e Macron mori 5.1 milionë vota, përkthyer në ulëse, të dy palët nga 23 sosh.

“Politiko” shton se “Fronti Nacional” duhet të udhëhiqet nga valë nacionaliste-populiste në të gjithë Evropën, e cila parashikohet të fitojë edhe një të tretën e vendeve në Parlamentin Evropian. Rezultat të mirë ka shënuar edhe lista e Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini.

Në Gjermani rezultatet e para tregojnë se partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka arritur të sigurojë 10 ulëse në parlament, kështu duke dalë e katërta në nivel të shtetit gjerman.

Sipas parashikimeve, vend në PE ka fituar edhe lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili udhëhoqi fushatën e tij nga Brukseli. Në përbërjen e re të Parlamentit Evropian partia më e fuqishme do të vazhdojë të jetë Paria popullore evropiane, Socialdemokrate dhe Aleanca liberale dhe demokrate për Evropë derisa pritet të hyjnë edhe përfaqësuesit e listës së Macronit, transmeton Lajmi.net. Rezultatet e para të zgjedhjeve sipas ndarjes së anëtarëve të BE-së kanë sjellë edhe projeksionet e përbërjes së mundshme të Parlamentit të ri evropian.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif