Rexhepi takon Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Igli Hasani, me të cilin temë diskutimi ka qenë jeta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. 


Në një postim në rrjetin social Facebook, Rexhepi ka thënë që KKSh-ja, mbetet institucioni kyç për avokimin dhe ngritjen e çështjeve në afirmimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginë.

Në takim sipas Kryetarit janë dakorduar se është mëse e rëndësishme një qasje e vazhdueshme për bashkërendim në mes të institucioneve të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për të adresuar të gjitha temat që preokupojnë Luginën e Preshevës.

Rexhepi më tej thotë se ‘’Shqipëria ka një rol të pazëvendësueshëm në mbështetjen e shqiptarëve në Luginë, si në nivel diplomatik, ashtu edhe përmes politikave konkrete që nxisin zhvillimin dhe garantimin e të drejtave themelore’’.

‘’Bashkë me Ministrin e Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mbetemi të përkushtuar për të qenë një urë bashkëpunimi dhe një zë përfaqësues i interesave të shqiptarëve të Luginës, në bashkërendim të plotë me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe ato të Republikës së Kosovës’’. ka shtuar Rexhepi në njoftim.

Related posts

Dokument / Kamberi: Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Afro dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar