Komuna e Preshevës momentalisht është një prej qyteteve me gjendje të rënduar epidemiologjike.
Edhe pas ftesës nga zavendëskryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu, dhe shumë persona nga shoqëria civile për ndihmë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë, ende askush nuk është deklaruar, shifrat janë në rritje të shpejtë.
Sot përmes një postimi, ish koordinatori i Zyrës për të rinj në Preshevë, Altin Boriçi, ka reaguar në lidhje me numrin e madh të infektimeve me Covid19 në Preshevë.
“Shifrat e të infektuarëve janë shqetësuese, vetëm për 20 ditë në Preshevë kemi 140 persona pozitiv me Covid” ka shkruar ish koordinatori i Zyrës për të tinj në Preshevë, Altin Boriçi.
Ai ka ftuar për kujdes duke respektuar masat në fuqi me qëllim që të ruajm njëri tjetrin.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.