Në mbledhjen e së premtes anëtarët mjekësorë të shtabit të krizave kanë propozuar masa shumë më rigoroze se sa ato që aprovoi Qeveria e Serbisë.
Megjithate, të gjitha propozimet e epidemiologëve munden të aprovohen pas disa ditëve, në qoft se situata nuk përmirësohet.
Ndërsa numri i të infektuarëve në 24 orët e fundit ishte më e madhja ndonjëherë; me 38 vdekje dhe një e treta e testuarëve kanë dalur pozitiv.
Ata që kanë qenë prezent në mbledhjen e të premtes kanë thënë se mjekët jo vetëm që kanë kërkuar masa më të forta por edhe që të ketë kontrolle rigoroze.
Këto masa mund të aktivizohen ditëve në vijim:
- Bartja e maskave të bëhet obligative kudo jasht,
- Nga ora 17:00 mbyllja e gjithë objekteve, përveç barnatoreve dhe pompave të benzinës. Këtu nënkuptohet edhe mbyllja e shitoreve nga ora 17:00
- Kalimi i plot në online për të gjitha shkollat e mesme. Pushim për të gjithë nxënësit nga 19 Dhjetori deri më 20 Janar
- Ndalim i plotë i lëvizjes gjatë natës në pikat e nxehta me të infektuar
- Reduktim shtesë i numrit të udhëtarëve në transportin publik
* të gjitha këto ishin kërkuar në shtabin e krizave por qeveria kishte dal me zgjidhje kompromisi.
Këto masa ishin propozuar njëzëri nga ana e mjekëve të cilët edhe kanë pritur se do të aprovohen. Në fund propozimet ishin modifikuar duke i premtuar se në rast se vazhdon rritja e të prekurëve atëherë masat do të rriten./Spektri
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.