Reagon Argjend Sherifi pas përjashtimit: U bë për ta shpërqëndruar vëmendjen

Kryesia e APN-së në mbledhjen e djeshme ka përjashtuar këshilltarin Argjend Sherifi nga grupi i këshilltarëve të APN-së në Kuvendin e Komunës së Preshevës, duke filluar kështu proçesin zgjedhor brenda partisë.


Argjend Sherifi, këshilltari i kuvendit komunal në Preshevë ka reaguar ndaj vendimit të partisë “Alternativa pë Ndryshim” për largimin e tij nga grupi i këtij subjekti.

Ai gjithashtu ka thënë se në mbledhjen gjatë së cilës është marrë vendimi për përjashtimin e tij, nuk ka pasur kuorum.

Në vazhdim ju shellim postimin e Sherifit në profilit të tij në rrjetin shoqëror facebook:

Po të kishte patur vullnet unanim të shkarkohesha nga subjekti i APN-së, kjo do të kishte ndodhur më shumë se tre muaj më parë, kur edhe u deklarova publikisht kundër qasjes së Shqiprim Arifit.

Heshtja gjatë kësaj kohe, ka folur mjaft!

E sonte pak orë para seancës së thirrur të Kuvendit Komunal, në datën e fundit të afatit ligjorë, Shqiprim Arifi më paska shkarkuar në një mbledhje të kryesisë pa kuorum të mjaftueshëm për tu zhvilluar një mbledhje e rregullt.

Duke e njohur Shqiprim Arifin, mendojë se ky veprim është bërë vetëm e vetëm për ta shpërqëndruar vëmendjen e qytetarëve nga seanca që është planifikuar të mbahet nesër.

Nëse nesër Sh.Arifi do të ketë kuorum për seanc të Kuvendit, qartë dihet se kuorumin ia mundëson BEOGRADI.

E nëse nuk do të ketë kuorum, atëherë Sh.Arifi paska marr urdhër nga BEOGRADI që edhe komuna e Preshevës të shkojë në zgjedhje të parakohshme të paralajmëruara të mbahen në dhjetor, njejtë siç kanë vepruar shumica e komunave në Serbi që udhëhiqen nga SNS-si i Vuçiqit.

Pamvarësisht se si do të rrjedhin gjërat, nuk ka aspak rëndësi pozita ime në një subjekt cilido qoftë ai ( jam i edukuar që ti jap politikës, e jo të marr nga ajo), është shumë më me rëndësi që qytetarët e Komunës së Preshevës të përcjellin me vëmendje dhe të nxjerrin mësime nga këto veprime, dhe e keqja të ndëshkohet me çdo kusht pamvarësisht çmimit që duhet ta paguajmë për ta mposhtur ate.

Related posts

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

Migrimi po boshatis shkollat në Preshevë: Historia prekëse e një nxënësi të vogël