Lista Serbe e dërgon Preshevën në zgjedhje të parakohshme

Dështon mbajtja e seancës së Kuvendit të Komunës së Preshevës të ftuar për sot.


Kuvendi i Komunës së Presheves ka ftuar seancën e IV-të për datën 23.10.2023, me ç’rast edhe është afati përfundimtar për të vazhduar punën legjislacioni aktual.

Edhe pse seanca e Kuvendit ishte planifikuar të fillonte punimet sot në orën 10, mungesa e numrave të shumicës e pamundësoi atë.

Si rrjedhojë e kësaj situate, Sekretari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, ka dërguar mesazh shefave të grupeve të këshillëtarëve për të mbajtur një takim, gjatë së cilit është konfirmuar mungesa e numrave të shumicës.

“Pershendetje, .… Je i ftuar nga Kryetari i Kuvendit ne mbledhje te perbashket me Kryetaret e grupeve te keshilltareve nga ora 11:00 te dates 23.10.2023, rreth zhvillimeve te mbarvajtjes se Kuvendit.” thuhet në mesazhin e dërguar shefave të grupeve të këshillëtarëve të Kuvendit, të dërguar nga Avni Haliti, Sekretar i Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Me këtë rast Kuvendi i Preshevës humb shumicën e koalicionit APN-LR-Lista Serbe dhe krijohen kushtet për zgjedhjet e parakohshme në Preshevë.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”