Ragmi Mustafa pjesmarrës në shënimin e ditës së komunës së Ulqinit

Me ftesë të kryetarit të komunës së Ulqinit, zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, i shoqëruar nga kryeshefi i Komunës së Preshevës, po merr pjesë në shënimin e ditës së komunës së Ulqinit.


Në vend të shënimit të kësaj feste autoritetet e komunës së Ulqinit dhe Kuvendit Komunal me vendim të të gjith këshilltarve nga gjitha nacionalitete dhe partitë politike e kthyen në protestë paqësore.

Protesta i adresohej qeverisë Malazeze e cila ka nisur iniciativën për dhënien e Plazhit të Madh me gjatësi 13 km në afat prej 99 vite investitorëve potencial arab për investime në turizëm.

Njëzërit qytetart dhe subjektet politike të të gjitha nacionaliteteve, këshilltarët dhe deputetët nga Ulqini, ngritën shqetësimet e tyre dhe dërguan mesazhin shumë të qartē qeverisë Malazeze se Plazhi i Madh i Ulqinit nuk shitet e as nuk falet.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh