Qytetarët e vlerësojnë tallje ndihmën 60 euro nga shteti që pretendohet ta bëjnë në dy këste nga 30 euro. Ata thonë se problemet janë serioze dhe se shteti ka obligim të paguajë shuma më të mëdha për të mbijetuar një familje në kohë krize.
Qytetarët vlerësojnë se jan tatimpagues dhe shuma që po caktojnë për ta shpërnda në maj dhe nëntorë është e pa bazë.
Ata kërkojnë rishqyrtim të mundësive më të mira për të përfituar mjaftueshëm duke pas parasyshë mbylljen dhe paralizimin e çdo hapsire punë tashmë një kohë të gjatë.
”U dasht me na siguru më shumë sigurusë, jemi vend kufitarë lëvizje të lirë e që është obligim i shtetit, asi jemi tatimpagues shteti ka obligim” thot njëri nga qytetarët.
”Pata rastin me lexu në gazetë dhe mu dok e pa sensë,shteti ë së pari të drejtat njerëzore me i rrespektu që skemi rrespekt aspak sidomos ne komunën e preshevës. Shohim çdo ditë që gjithçka shkon keq asgjë nuk shkon mirë” shprehet një qytetar tjetër.
Problemet që janë paraqitur në këtë periudhë janë të mëdha, zgjidhja e tyre bëhet vetëm me ndihmë të majme nga institucionet kompetente.
”Koha e keqe ka ardh, krejt të rinjtë po rrinë pa punë, fabrika nuk ka, lëvdata sa të duash” kujton njëri nga qytetarët.
‘‘Sigurisht që është një tallje,një shumë e tillë prej 30 euro se zgjidh as një problem. Shteti duhet të jet më serioz ti shohë problemet e qytetarëve dhe në bazë të tyre të vlerësojë” thot një qytetar tjetër për PreshevaPRESS.
Rikujtojmë se në këtë dy vjeçarë shteti është ndihmuar mjaftueshëm nga vendet fqinje për ta përballuar kohën e pandemisë në aspekte të ndryshme.