BIZNESEVE NË FUSHËN E GASTRONOMISË NË BUJANOC I ZGJATET ORARI I PUNËS

Foto: fb/Nagip Arifi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, përmes një postimi në faqen e tij  në facebook, ka njoftuar se kafiterive dhe restoraneve në territorin e komunës së Bujanocit mundë të punojnë deri në orën 23:30.


Për shkak të muajit të Ramazanit, pronarët e lokaleve në fushën e gastronomisë që veprojnë në territorin e komunës së Bujanocit, kanë kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi, zgjatjen e orarit të punës, gjë që Arifi ka kërkuar vendim nga Shtabi Republikan i Krizave.

Sot përmes një njoftimi të postuar nga Arifi në faqen e tij në facebook, ka njoftuar se Shtabi Republikan i Krizave ka vendosur në favor të kërkesës së pronarëve të lokaleve në fushën e gastronomisë, duke i lejuar që kafiteritë dhe restoranet që veprojnë në territorin e komunës së Bujanocit të punojnë deri në ora 23:30.

Njoftimi i plotë i Arifit në faqen e tij në facebook:

Lajm i mirë për pronarët e gastronomisë

Me kërkesë të pronarëve të gastronomisë për zgjatjen e orarit të punës, dje iu kam drejtuar Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Admnistratë Publike me kërkesë për zgjatjen e orarit të punës deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit.

Kërkesa ime është aprovuar nga Shtabi Republikan i Krizave gjatë seancës së sotme të mbajtur, kështu që nga sot duke i respektuar masat kundër Covid 19, kafiteritë dhe restorantet e komunës së Bujanocit mund të punojnë me orar të zgjatur deri në orën 23:30 gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbesin të njejta.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”