Forumi i Gruas i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, gjatë ditës së sotme ka zgjedhur kryetaren.
Forumi i Gruas i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë sot ka finalizuar procesin zgjedhor,me çrast ka zgjedhur kryetaren e Forumit të Gruas.
Për shkak të situatës me pandeminë Covid19, Forumi i Gruas i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, kanë vendosur që zgjedhjen e kryetares së Forumit të Gruas ta organizojnë përmes platformave online.
Komisioni zgjedhor për kryetaren e Forumit të Gruas ka qenë në përbërje të Ardita Saqipi, Edita Asllani dhe Remzije Rexhepi.
Pa kundërkandidate dhe me votim unanim, doktoresha Xhejlane Ferati është zgjedhur kryetar e Forumit të Gruas së PVD-së në Preshevë.
Duke i falënderuar të gjitha delegatet e Forumit të Gruas për pjesëmarrjen aktive në procesin zgjedhor, kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, ka thënë se me përmirësimin e gjendjes pandemike në vend dhe largimin e masave kundër shpërndarjes së pandemisë, Forumi i Gruas i PVD-së në Preshevë, do të vazhdojë aktivitetin e mëtutjeshëm nën udhëheqjen e kryetares së porsazgjedhur, Xhejlane Ferati, dhe nën përkrahjen e grave, kontribut me rëndësi në vazhdimin e angazhimit politik të femrës.