PROPOZOHET ZGJATJA E ORARIT TË PUNËS PËR QENDRAT TREGTARE, KAFETERITË DHE RESTORANET

Foto: Tanjug / Nikola Angjiq

Branisllav Tiodoriviq, epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave deklaroi pas seancës së këtij organi të mbajtur sot se propozimet për të lejuar punën e qendrave tregtare si dhe të gjitha aktivitetet e shërbimit, të lejohen në ditët e punës deri në orën 8 pasdite u miratuan.


Sipas deklartës së tij kafenetë dhe restorantet gjithashtu mund të jenë të hapura deri në orën 8 pasdite, duke respektuar masat ekzistuese, “pa përdorur muzikë në asnjë kuptim,” shtoi ai.

Masat duhet të miratohen nga Qeveria e Serbisë në seancën e sotme, tha Tiodoroviq, përcjellë Titulli.com.

Tiodoroviq vlerësoi se sesioni i sotëm i Shtabit të Krizave ishte “serioz dhe i vështirë” dhe shtoi se masat e reja do të azhurohen deri të Premten, kur do të bëhet një vlerësim i ri i situatës epidemiologjike.

Pastaj, siç tha ai, do të vlerësohet nëse ato masa do të zgjaten, ndryshohen apo plotësohen.

Gjithashtu në Serbi nga sot kanë hy në fuqi masat e reja që parashohin një test të detyrueshëm PCR për shtetasit e huaj ndërsa shtetasit e Serbisë mundë të hyjnë në vend pa këtë test por me izolimin e detyrueshëm dhjetë-ditorë.


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”