Më 17 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Serbisë ka emëruar Organin e përkohshëm për qeverisjen me Komunën e Preshevës deri në zgjedhjet e parakohshme.
Organi i përkohshëm i cili do të qeverisë me Komunën e Preshevës është emëruar më 17 dhjetor nga Qeveria e Republikës së Serbisë, dokument të cilin e ka publikuar Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së.
Ai këtë emërim e ka quajtur si standard i dyfishtë ligjore i Qeverisë Serbe në Beograd.
Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e plotë të Mustafës në facebook:
Standardet e dyfishta ligjore të Qeverisë Serbe në Beograd!
Në shtatorin e vitit 2017, Qeveria Serbe në krye me kryeministren Brnabiq sjell Aktvendimin mbi emërimin e organit të përkohshëm në Komunën Preshevë pas shpërbërjes së Kuvendit Komunal e me këtë edhe ekzekutivit. Në këtë rast, ngarkoi me përgjegjësi koalicionin pushtetar PVD & LR, duke emruar kryetarin e organit të përkohshëm nga radhët e opozitës pikërisht kryetarin e Alternativës edhe pse edhe PDSH ishte opozitë por edhe me tre këshilltar më shumë të fituar në zgjedhjet e vitit 2016 se sa Alternativa. Qeveria Seprbe nuk respektoi fuqinë e votës elektorale të sovranit e as kryetaren e komunës në funksion nga radhët e PVD-së.
Tani, në këtë dhjetor të vitit rrjedhës me humbjen e shumicës ndërmjet trojkës APN&LR&Lista Serbe shpërndahet Kuvendi Komunal për të dytën herë me radhë brenda katër vitesh. Kohë gjat së cilës PDSH ishte dhe është opozitë. Edhe në këtë rast e njejta kryeministre serbe Brnabiq emron organin e përkohshëm por me standard tjetër ligjor, absolut në kundërshtim me rastin e para tre vitesh. Tani, nuk respektoi opozitën, nuk ngarkoi me përgjegjësi pozitën dhe me dy këmbë shkeli mbi ligjet serbe.
Nga, kjo shihet dyftyrësia e brishtë e Qeverisë Serbe dhe shkelja flagrante e ligjeve të saja sidomos kur janë në pyetje shqiptarët. Më në fund, brenda dy muajsh detyrymisht duhet të shpallen zgjedhjet dhe me këtë i lihet në dorë sovranit të vendos se kush duhet menaxhuar me komunën Preshevë. Nga ana tjetër, menaxhimin e komunës Preshevë kush më mirë se PDSH do ta kryente?
Të dashur Votues, të dashur shqipëtar të komunës Preshevë, përgatituni për pranverën e radhës dhe VOTONI për PDSH që të rikthehet në Pushtetin Vendor e me këtë vet sovrani rikthehet në PUSHTET e jo të na sjellin “Pushtetin Vendor” nga Beogradi! Kjo do të quhet Pushtim e jo Pushtet! RM
Të gjitha informacionet në lidhje me zgjedhjet e parakoheshme lokale në komunën e Preshevës mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PRESHEVA VOTON 2021.