Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar listën e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Komunën e Preshevës për vitin 2023.


“Edhe pse kemi hasur në vonesa, sot me kënaqësi shpallim listën e përfituesve që do të përfitojnë nga programi i bashkëfinancimit të masave të efikasitetit energjetik për vitin 2023.” ka njoftuar në facebook Sinani.

Më 12 nëntor 2024, në ora 11:00, në një ceremoni solemne do të bëhet ndarja e kontratave për përfituesit, ku do të jetë e pranishme edhe administrata komunale dhe përfaqësues të kompanive të angazhuara për realizimin e projekteve. 

Related posts

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë