Foto/ Në vendkalimin kufitar në Muçibabë pritje të gjata deri në 80 minuta

Shumë qytetarë të Preshevës në prag të fillimit të muajit të Ramazanit kanë shfrytëzuar fundjavën që të mësyjnë qytetet e Kosovës. Por ata janë përballur me pritje të gjata në pikën e kalimit kufitar në Muçibabë.

Siç shihet edhe në fotografitë e bëra nga PreshevaPress, Preshevarët që kanë mësyrë sot Kosovën është dashur të presin më shumë se dy orë në këtë pikë kalimi.

Sipas bisedave që kemi zhvilluar me qytetarët që presin të kalojnë kufirin pritja shkon deri në 80 minuta, derisa kolona e automjeteve në momentin e raportimit është mbi 500m nga vendkalimi kufitar në brendësi të malsisë së Preshevës.

Related posts

Pajaziti e Rexhepi priten në takim prej Vuçiqit, kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë