BESA SHAHINI DHE MLLADEN SHARÇEVIQ TË HËNËN NË BUJANOC

Të hënën e 6 majit në Bujanoc, do të takohen ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit nga Republika e Shqiprisë, Besa Shahini me homologun e saj nga Republika e Serbisë, Mlladen Sharçeviq.

Takimi i parë i këtij formati i dy ministrave nga Shqipria dhe Serbia, do të zhvillohet në paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ndërsa si temë e veçantë e takimit, do të jenë përafrimi i karikulave të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Kujtojmë se, javë më parë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, pati takuar ndaras dy ministrat e dy qeverive në Beograd dhe Tiranë, për senzibilizimin e problemeve me teskte shkollore të nxënësve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Megjithate, dy zyrtarët qeveritar nga Beogradi dhe Tirana, do të vizitojnë shkollën fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë