Presheva pjesë e 22 komunave në Serbi që do të reciklojnë mbeturinat nga letra dhe plastika

Në Preshevë do të vendosen 25 kontejnerë për grumbullimin e letrës dhe 22 kontejnerë për grumbullimin e mbetjeve plastike.


Në kuadër të Planit për zvogëlimit të mbeturinave të ambalazhit për periudhën 2020-2024, Komuna e Preshevës përmes Ndërmarrjes Publike Moravica është përzgjedhur nga Ministria e ambientit si njê nga 22 komunat në të cilat do të realizohet ky plan.

Në kuadër të projektit është fituar presa për kompresimin e mbeturinave të letrës dhe plastikës, si dhe 25 kontejnerë për grumbullimin e letrës dhe 22 kontejnerë për grumbullimin e mbetjeve plastike.

Kontejnerët do të vendosen në hapësira të përshtatshme për grumbullimin mbetjeve prej letre dhe atyre plastike, ku qytetarët e komunës sonë tani e tutje do të fillojnë seleksionimin primar, gjegjësisht ndarjen e mbeturinave të letrës dhe plastikës, të cilat më nuk do t’i hudhin në kontejnerët e tyre bashkë me mbeturinat tjera siç ka qenë përvoja e deritanishme, por do të bëjnë ndarjen e tyre sipas natyrës apo llojit të mbeturinave.

Bashkëpunimi i qytetarëve të  me NP Moravica është mëse i nevojshëm në realizimin e këtij projekti, pasi përmes ndarjes së mbeturinave pritet të shihet një reduktim të dukshëm të mbeturinave deri në 50%, ku deponia kryesore e qytetit nuk do të paraqesë problem në të ardhmen, pasi sasia më e madhe e mbeturinave që grumbullohen në të, përbëhet kryesisht nga materialet plastike dhe letra, të cilat janë lehtësisht të djegshme dhe paraqesin rrezikun e ndezjes së deponisë, sidomos gjatë stinës së verës.

NP Moravica edhe një herë apelon te qytetarët tanë që të fillojmë bashkarisht ndarjen e mbeturinave dhe t’a implementojmë këtë projekt me sukses, pasi dobia është e shumëfishtë.

Kjo është fazë eksperimentale dhe si e tillë nëse tregohet e suksesshme, NP Moravica në të ardhmen e afërt, do të bëjë sigurimin e kontejnerëve shtesë enkas për letër dhe plastikë, edhe për amvisëritë e komunës së Preshevës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”