Fejzulla Nebiu: Qytetarët abuzojnë me medikamente qetësuese

Qytetarët abuzojnë me medikamente qetësuese duke marrë vetë iniciativë për ti përdoruar ose duke ua rekomanduar të afërmve të tyre pa konsultë mjekësore , kështu tha për preshevapress psikiatri në Shtëpinë e Shëndetit të Preshevës Fejzullah Nebiu.


Nebiu mes tjerash shtoi se medikamentet përdoren më së shumti nga grupi I antidepresantve, antipsikotikëve dhe stabilizatorëve të disponimit, në periudha të gjata . Ndërsa deri të crregullimi mendorë sipas psikiatrit individi vie nga disa faktorë ,ndër të tjerash Nebiu potencoi dhe faktin e një ‘’trashëgimie’’ familjare.

‘’Te një çrregullim I vogël apo I madh vihen nga shumë faktor: Faktorët biologjikë, të tillë si gjenet ose kimia e trurit. Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi; Histori familjare me probleme të shëndetit mendor dhe faktor tjerë me raste të ndryshme. Keni përmendur depresionin , është në renditjen e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare,poashtu dhe ankthi shumë I shprehur në popullate. Familja, rrethi ku jeton janë të parët që duhet të reagojnë dhe të prijn për trajtimin sa më profesional., pastaj sipas nevoje kyçen barnat, psikoterapitë e ndryshme dhe format tjera lehtësuese’’.

E ndërsa numri I personave që kanë nevojë për trajtim mjekësorë mendorë dita ditës rritet , duket se popullata është ende indiferente ndaj alarmit duke e marë shumë shtruar dhe pa asnjë hap drejt stabilitetit të gjendjes nga ana e shëndetësisë.

‘’Pathuajse si ne trojet tjera edhe në Preshevë vizitat te Psikiatri janë të vonuara, jemi mësuar që te mjeku të shkojm vetem kur kemi dhimbje, sëmundjet mendore kete ndjeshmëri nuk e kanë, por realisht dijnë të bëjnë dëme të mëdha nëse nuk trajtohen me kohë. Pastaj një numë mbeten në praktikën e përgjithëshme pa u vënë re , një numë nuk vijn nga stignma, frika se mos po njollosen , ka të till që ikin apo fshihen nëpër qendra tjera, kjo na bënë që të mos kemi statistikë reale’’

Crregullimet mendore janë sëmundje që mund të diagnostifikohet sipas simptomave dhe të trajtohet me ndihmën e terapisë së nevojshme nga ana e psikiatrit .

Related posts

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

4 efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj