Preshevari Iljasa Zulfiu kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Drita

Sulmuesi me prejardhje nga Presheva, Iljasa Zulfiu, i është bashkuar skuadrës së Dritës, lajmi ky i publikuar nga skuadra gjilanase të shtunën në rrjetet sociale.


Zulfiu ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën gjilanase.

“Klubi jonë DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu”, ka shkruar Drita.

Zulfiu së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Zhenis Astana. Me skuadrën nga Kazakistani në 12 paraqitje ka shënuar një gol. Aventura në Kazakistan nuk zgjati shumë për 26-vjeçarin. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dukagjini, Laçi, Malisheva dhe Flamurtari.

Drita ka bërë disa përforcime për sezonin e ri.

Related posts

Trajneri i Zvicrës flet për lojtarin që e la Shqipërinë për “Helvetikët”

FIFA gjobit Serbinë, mbyll pjesërisht stadiumin për ndeshjen kundër Shqipërisë

Nuk zhvillohet ndeshja mes KF Tërnoci dhe Mlladostit, ekipi mysafir nuk u paraqit në fushë