Në fshatin Rahovicë do të organizohet turneu tradicional në futboll të vogël “Dëshmorët e Kombit”, një ngjarje sportive që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit lokal dhe që bashkon sportdashësit në nderim të dëshmorëve.
Turneu do të nisë më 9 maj 2026, në ora 09:30, ndërsa ekipet e interesuara mund të paraqiten deri më 7 maj 2026. Shorti për përcaktimin e grupeve dhe ndeshjeve do të hidhet më 8 maj, në ora 20:00.
Organizatorët bëjnë të ditur se pjesëmarrja për çdo ekip është 50 euro, ndërsa për ekipet më të suksesshme janë paraparë edhe shpërblime financiare:
- Vendi i parë: 1000 euro
- Vendi i dytë: 300 euro
- Vendi i tretë: 200 euro
Finalja e turneut do të zhvillohet më 14 maj 2026, në ora 17:00.
Përveç karakterit sportiv, ky turne ka edhe një dimension të veçantë simbolik, pasi pjesëmarrja në të konsiderohet si mbështetje për familjarët dhe një formë respekti për dëshmorët e kombit.
Për informata shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: 063 83 96 169.