Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka propozuar idenë për krijimin e një koalicioni mes partive shqiptare për qeverisjen e Bujanocit pas zgjedhjet lokale.
Më 14 shkurt të këtij viti, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, përmes një shkrese të dërguar partive shqiptare në Bujanoc, si kundërpërgjigje të mundësisë së bashkimit të partive serbe në një listë të vetme, ka inicuar krijimin e një liste ose një marrëveshje në parim për shumicë shqiptare pas zgjedjeve lokale.
Takimi i parë rreth kësaj teme është realizuar më datë 20 shkurt.
“Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje.” pati njoftuar Lutfiu pas takimit, duke shtuar se do inicoj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara në takimin e 20 shkurtit.
Takimi i dytë i përfaqësuesve të partive politike shqiptare në Bujanoc është organizuar më 19 prill, ku edhe është propozuar një draft sipas të cilit do të arrihej një marrëveshje për bashkëpunimin ndërpartiak, që do të garantonte shumicë shqiptare në legjislaturën e Bujanocit për mandatin 2024-2028, me ndërmjetësimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.Draft marrëveshja e propozuar nga Lutfiu, që synon sigurimin e një shumice shqiptare në legjislaturën e ardhshme në Komunën e Bujanocit, kërkon nga palët nënshkruese të këtij drafti që gjatë fushatës parazgjedhore të përqëndrohet në ide dhë në platformën e cila siguron jetë më të mirë për qytetarët, duke kufizuar partitë shqiptare politike të mos akuzojnë njëra tjetrën me qëllimin për mos ta dëmtuar mundësinë e bashkimit të partive pas zgjedhjeve.
“Palët nënshkruese të kësaj marrëveshjeje zotohen se do të arrijnë koalicion paszgjedhor, pavarësisht rezultatit zgjedhor dhe pritshmërive përkatëse në zgjedhje.” thuhet mes tjerash në draft marrëveshjen e propozuar nga Lutfiu e që nuk është nënshkruar nga partitë në takimin e 20 shkurtit, pasi që ka pasë kërkesa për ndryshimin e disa pikave.
Në vazhdim PreshevaPRESS ju sjell draft marrëveshjen e plotë të propozuar nga Lutfiu në takimin e 20 shkurtit të realizuar mes përfaqësuesve të grupimeve politike shqiptare në Bujanoc që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.