Lutfiu propozon bashkimin e shqiptarëve në një listë të përbashkët për zgjedhjet lokale në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, përmes një postimi në facebook, ka propozuar idenë për një listë të përbashkët të partive shqiptare për zgjedhjet lokale në Bujanoc.


Lutfiu përmes një postimi në facebook, është shprehur se ka informacione se partitë serbe në Bujanoc do të ndjekin shembullin e atyre të Preshevës, duke garuar në zgjedhjet lokale për Komunën e Bujanocit në një listë të përbashkët.

Si kundërpërgjigje ndaj këtij veprimi, Lutfiu ka thënë se do të inicojë takim me kryetarët e të gjitha partive shqiptare në Bujanoc, me qëllim të diskutimit të mundësive për daljen e të gjithve me një listë të përbashkët.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së në facebook: 

Partitë serbe të Komunës së Bujanocit janë afër arritjes së marrëveshjes që në zgjedhjet lokale që do mbahen këtë vit të dalin me një listë të përbashkët.

Për të diskutuar rreth mundësisë së krijimit të një liste ose marrëveshjes në parim për shumicë shqiptare, nesër përmes një shkrese do t’i ftoj kryetarët e gjitha subjekteve politike shqiptare për një takim.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”