POOICIA E SERBISË NDALON NDËRTIMIN E MONUMENTIT TË KOMANDANT LLESHIT

Policia serbe i ka ndaluar punimet në ngritjen e memorialit të Ridvan Qazimit, i njohur si “Komandanti Lleshi” në Tërnoc të Madh, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, raporton Tanjug.


Asgjë nuk është ndërtuar në këtë vend pa leje. As një shtëpi dhe as një ndërtesë nuk mund të ndërtohet, e aq më pak një memorial. Ekziston një ligj për monumentet në këtë vend, sipas të cilit është e qartë se kujt mund t’i ngrihet një monument, e kujt nuk mundet. Ligji do të respektohet pa rezerva”, tha Vulin në TV Prva.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, deklaroi më 20 prill se në kodrën mbi Tërnoc të Madh kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një monumenti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Ridvan Qazimi.

Qazimi ishte një nga katër komandantët e UÇPMB-së. Ai u vra në vitin 2001 gjatë një beteje me forcat sebe në Tërnoc./LuginaLajm

Related posts

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

/