MOTRAT FEJZULLAHU -PIKTORET E ARDHSHME TË PRESHEVËS

Vlera dhe Almira janë dy motra te apasionar në pikturat e bukura që i bëjnë kudo.


Me shumë mund të dyja arritën të krijonin personalitetin e tyre në pikturë, duke nxjerrë në letër ngjyrat më të bukura që egzistojnë. Vlera është më e madhe dhe kujdeset vazhdimisht që pikturat e tyre të duken sa më unike. Ndërsa Almira, ndëgjon me vëmendje motrën e madhe nga eksperienca që ajo ka. Të dyja së bashku, arrijnë të krijojnë perzonazhe të magjishme, natyrë të bukur me ngjyra të theksuara si në përallë. Pikturat e bukura sipas vlerës zgjasin me javë.

”Më herët kam pikturuar në stilin realizëm më shumë , portrete ,natyra të qeta . Tash kam filluar më tepër  me stil abstrakt dhe akuarel .Stili abstrakt mpëlqen se lejon më shumë me eksperimentu  me paraqit mendime tuame një mënyrë më ndryshe , të lejon me hulumtu për konceptin që do me shfaqë në atë punim. është një stil i cili nuk mund tkuptohet lehtë prej të gjithëve.” thot Vlera Fejzullahu për PreshevaPRESS.

Almira vlerëson se piktura është vendi më i vecatë ku njerëzit rrisin imagjinatën e tyre , sipas sajë përkushtimi i vazhdueshëm sjellë profesionalizmin.

”Nuk besoj që arti mësohet përnjehrë që njerëzit me u befasu prej teje. shkon gradualisht tu u përmirësu. Unë personalisht kom fillu  prej klasës gjashtë-shtatë. Piktura parë ka qenë një violinë  e kaltër në fillimet e mija  ka qenë natyrë e qetë, e realizuar në kurs kur kam qenë.” shprehet Almira Fejzullahu.

Institucionet kompetente duhet të kujdesen për talentët e rinjë që ka Presheva, duke i inicuar në punë e motivuar për të vazhduar pasionin e tyre.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”