PLAS SHERRI MES KRYETARIT TË KNSH-së DHE ISH-KUNDËRKANDIDATIT TË TIJ NGA MEDVEGJA

Në postimin përkrahës për Florim Sahitin – bartësin e listës së PVD-së në zgjedhjet e Medvegjës, të bërë në facebook nga kryetari i KNSH-së Ragmi Mustafa në ditën e zgjedhjeve në Medvegjë, ka plasur sherri përmes komenteve në mes të kryetarit të KNSH-së dhe përfaqësuesit të APN-së në Medvegjë, afaristin Muharrem Salihu.

Shkak për t’u zënë përmes komenteve Mustafa e Salihu ka qenë komenti i një komentuesi nga diaspora e Medvegjës, i cili ka thënë se ka shpresë të z.Mustafa si kryetar i KNSH-së duke i kërkuar sinqeritet dhe seriozitet në angazhimin e tij si kryetar i KNSH-së në çështjen e Medvegjës, e siç duket pjesa që nuk i ka pëlqyer fare përfaqësuesit të APN-së në Medvegjë, afaristit Salihu dhe e ka bërë të komentojë.

Muharrem Salihu, i cili dyshohet se në Itali quhet Marco Saljihu siç edhe prezantohet në rrjetin Facebook i ka kthyer përgjigje komentuesit nga diaspora duke thënë për Mustafën se është një kopje e vrazhdë e asaj politike që e duan Medvegjën vetëm për vota.

“Ky eshte nje kopje e vrazhde e asaj politike qe e duan Medvegjen vetëm per vota. Edhe nese vdesim të gjithe kta do të kerkojne të ngrehemi nga varri dhe të votojm! Prandaj edhe nuk na lan rruge tjeter perveç se ti bashkohemi keti veprimi intimidues. Humbja nuk i pengon per të vazhduar ndersa trillimet jan mbijetesa e tyre. Ahh, ky eshte kryetari i kshillit nacional shqiptare ne Serbi.” ka shkruar në koment Salihu për Ragmi Mustafën, kryetar të Këshillit Nacional Shqiptar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i udhëheqësit të Këshillit Nacional Shqiptar duke iu përgjigjur kundërkandidatit të tij në zgjedhjet e fundit për KNSH duke e akuzuar Salihun se është kundër bashkimit me Kosovën, është i ndërlidhur me krimin dhe po parapëlqen të bashkëpunojë me të partinë “E djathta serbe”.

“Marco Saljihu kur të shkruash në postimin e kryetarit të KKSH-së duhesh ta kesh parasysh se nuk ia kthen pergjigjen atyre që parapëlqejnë “srpska desnica”, që duan ta ndryshojnë flamurin kombëtar, që nuk e duan bashkimin me Kosovë, që janë të ndërlidhur me krimin. Edhe tash nuk po ta kthej ti si puthadorësh e hajn të votave por e lexojnë këta tjerët. Se ti Medvegjën për zhvatje e do, po nuk ke me mujt. pavarësisht se Željes po i shërben.” ka shkruar Ragmi Mustafa si përgjigje në komentin e Muharrem Salihut.

“Ju jeni nje kopje e vrazhde e asaj politike qe e duan Medvegjen vetëm per vota. Edhe nese vdesim të gjithe, ju do të kerkonit të ngrehemi nga varri dhe të votojm! Prandaj edhe nuk na lat rruge tjeter perveç se ti bashkohemi keti veprimi intimidues. Humbja nuk ju pengon per të vazhduar ndersa trillimet jan mbijetesa e juaj. Ahh, ju jeni kryetari i kshillit nacional shqiptare ne Serbi!” ka rikomentuar më pas Muharrem Salihu.

Vlen të theksohet se Muharrem Salihu ka qenë kundërkandidat i kryetarit të KNSH-së në zgjedhjet e fundit për Këshill Nacional Shqiptarë, i ndihmuar nga Demo Berisha, një ish oficer i Armatës Jugosllave  i cili ka dalë disa herë haptas kundër pavarësisë së Kosovës, e që para zgjedhjeve të fundit në Medvegjë ka ftuar publikisht partinë e nacionalistit serb Misha Vasiq të quajtur “E djathta serbe” për të bërë koalicion me listën e koalicionit të APN-së të Shqiprim Arifit dhe PD-së së Nagip Arifit, bartës i të cilës ka qenë  Muharrem Salihu.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën