KLUBI KARATESË “LION” PARAQET ANKESË PËR MOSFINANCIM

Klubi sportiv i karatesë “Lion” në Preshevë ka paraqitur ankesë në vendimin e Këshillit komunal për mosfinancim e këtij klubi nga dotacionat e parapara për organizatat dhe klubet sportive nga ana e Komunës së Preshevës.

Edhe pse fiks para dy viteve, kryetari i organit të përkohshëm që udhëhiqte me Preshevën, z.Arifi pas takimit të realizuar me klubin e karatesë “Lion” në shtator të vitit 2017 kishte shkruar në facebook “Rinisë dhe sportit nuk do të i mungojë përkrahja”, sot Shqiprim Arifi akuzohet se në kundërshtim me kriteret e vendosura në konkurs për financimin e organizatave sportive ka lënë jashtë listës klubin e karatesë “Lion”.reshevës.

Është po i njëjti klub i karatesë që me datë 12.09.2019 ka paraqitur ankesë në vendimin për financimin e organizatave joqeveritare dhe sportive, duke kundërshtuar mosfinancimin e këtij klubi dhe duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe përfshirjen e programit të klubit të karatesë “Lion” nga Presheva në financimin prej dotacioneve për organizata joqeveritare dhe sportive të parapara me buxhetin e Komunës së Preshevës, të miratuar për vitin 2019.

Përveç tjerash kryesia e klubit të karatesë “Lion” në kuadër të ankesës akuzon Këshillin komunal se për financimin e disa organizatave tjera ka shkelur kriteret e caktuara sipas konkursit për financimin e organizatave joqeveritare dhe sportive.

Në vazhdim ju sjellim ankesën e plotë të klubit të karatesë “Lion” nga Presheva, të paraqitur në shkresoren e administratës komunale në kundërshtim të vendimit të Këshillit komunal të Komunës së P

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”