PËRFUNDON TAKIMI I LIDERËVE POLITIK TË LUGINËS ME AMBASADORIN SHQIPTAR NË BEOGRAD

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve politik të partive pjesëmarrse në zgjedhjet apralmentare në Serbi me Ambasadorin Shqiptar në Beograd, Ilir Boçka.


Takimi i cili ka filluar rreth orës 21:00 në sallën për konferenca në objektin e Komunës së Preshevës, në të cilin kanë marrë pjesë PVD, APN, PD, LRPDSH dhe LPD si nënshkrues të marrëveshjes për listën e përbashkët dhe të vetme shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, dhe Ambasadori Shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, ka përfunduar pas rreth pesë orë diskutim.

Nga burimet e veta PreshevaPRESS mëson se tema diskutimi kanë qenë përbërja e listës zgjedhore dhe shpërndarja proporcionale e mjeteve financiare për listën pas zgjedhve.

PreshevaPRESS ka mësuar se është arritur kompromis për çështjen e financave dhe përbëren e listës pasi që ka patur probleme me përmbushjen e kuotës së përcaktuar me ligj për përfaqësimin e gjinisë femrore e që është 40%.

Së shpejti me informacionet e plota e me detaje.

Related posts

Nuraj: “Çdo ditë jemi në gropë të madhe, çdo ditë pres të arrestojnë shqiptarët e vërtet” 

KKSh publikon listën e përfituesve nga Thirrja për mbështetje financiare për nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me njërin prind 

Tensionet në Bujanoc: Beogradi s’e do nderimin e komandant Lleshit

/