Përfaqësuesit politik të Luginës takojnë përfaqëduesit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Përfaqëduesit politikë të Luginës së Preshevës u takuan në Prishtinë me zotin Dioguardi dhe me përfaqëduesit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.


Pjesmarrës në takim ishin deputeti Shaip Kamberi, Kryetari i KNSH Nevzad Lutfiu, dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi, Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi si dhe Kryetari i PDSH Ragmi Mustafa.

“Në Prishtinë, takuam Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Biseduam për angazhimet tona të përbashkëta për Luginën e Preshevës.” ka shkruar deputeti Kamberi në facebook.

Related posts

Fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë në futboll e festoi me armë, arrestohet i riu nga Bujanoci

Ulet për dy dinarë çmimi i derivateve të naftës në Serbi

Ftohet seanca e pestë e Kuvendi Komunal në Preshvës