Përzgjedhja e kandidatit nga APN për deputet në listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi ka krijuar tensionim dhe përçarje të mëdha brenda APN-së, ndasi të cilat po rrezikojnë të humbet shumicën APN në Kuvendin Komunal..
Kuvendit Komunal ka konvokuar seancën e parë për vitin 2020 për datë 02.03.2019 e që për shkak të përçarjeve dhe ndasive brenda APN-së rreth kandidatit për deputet nga radhët e kësaj partie, po shqyrtohet mundësia për shtytjen e seancës për 09.03.2020.
Mbajtja e seancës është në kuadër të limiteve kohore pasi që sipas afatit të përcaktuar me ligj, seanca e radhës duhet të mbahet deri më 12.03.2020, ose nëse nuk mundë të realizohet deri atëherë, automatikisht shpërndahet Kuvendi Komunal me ç’rast shkohet në zgjedhje te reja.
Sipas burimeve të PreshevaPRESS nga radhët e këshilltarëve të APN-së e që dëshiron të mbetet anonim, kjo situatë po krijohet nga vet kryetari i APN-së për shkak të përçarjeve brenda APN-së rreth kandidatit të kësaj partie për deputet në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.
Burimi i PreshevaPRESS thotë se kryetari i APN-së po shikon mundësinë e mos mbajtjes së seancës së radhës në kohë me ç`rast do të shpërndahet Kuvendi Komunal i Preshevës dhe kështu do të i hapet rruga organit të përkohshëm, e që sipas bashkëbiseduesit tonë sigurisht do të udhëhiqet nga Arifi. Kështu që më pas do të ketë duart e lira për të përcaktuar vetë edhe kandidatin për deputet edhe për të udhëhequr me partinë sikurse edhe me Komunën.
Në seancën e parë për vitin 2020 pritet që rendi i ditës do të votohen nga të gjithë këshilltarët me qëllim të mos lejimit për të dështuar seanca për shkak të kuorumit, derisa më pas për pikat e rendit të ditës votimi mundet të mos realizohet si pasojë e mungesës së kuorumit.