Përplasje brenda LDK-së dhe tensionim mes LDK dhe LVV nga vendimi i Kurtit për taksën

Taksa ndaj prodhimeve serbe, takohen Mustafa dhe Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi i cili pritet të fillojë pas pak ka të bëjë me heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe.

Para takimit me Kurtin, Isa Mustafa, ka kritikuar atë, duke thënë se vendimi i tij i djeshëm është dashur që fillimisht të shtrohet në qeveri, e pastaj të publikohet.

“Nuk po themë se as që e përkrah as qe nuk e përkrahu, ajo çka ka thënë Z. Kurti është dashtë ta shtrojë në qeveri, dhe te diskutohet në qeveri”, ka thënë Mustafa.

Avdullah Hoti e bënë të qartë: Unë pyetem për LDK-në, jo Vjosa Osmani

Avdullah Hoti ka thënë se ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës e jo Vjosa Osmani, për të cilën zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka thënë se është udhëheqëse e legjislativit.

Numri dy i ekzekutivit ka deklaruar se ai i përfaqëson qëndrimet e LDK-së në qeveri, kur është pyetur lidhur me qëndrimet e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, për vendimet e kryeministri Albin Kurti.

“Unë përfaqësoj LDK-në në këtë koalicion qeverisës, sepse znj. Osmani është kryetare e Kuvendit. Qëndrimet e mija nuk janë individuale, por janë qëndrime të LDK-së – të dakorduara me kryetarin e LDK-së, të cilat përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së”, u shpreh Hoti.

Hoti deklaroi sot se LDK-ja nuk përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të lëndës së parë të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën jomiqësore, atëherë, siç ka thënë sot kryeministri Kurti, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe deri më 15 qershor.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/