Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme ka vendosur për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Komunën e Preshevës.
Gjatë një konference pë media pas mbledhjes së Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Preshevë, kryetari i Preshevës ka bërë të ditur vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Preshevë dhe masat e ndërmarra për të luftuar përhapjen e pandemisë Covid19 në komunën tonë.
Deri më tani nga institucionet lokale të shëndetit në Preshevë janë konfirmuar 2 raste pozitive, derisa gjatë ditëve të shkuara ka pasur raste të reja të dyshimta e që me ndihmë të shpejtë janë dërguar për në spitalin e specializuar për sëmundjet e mushkërive në Surdulicë, por ende nuk janë konfirmuar nga institucionet lokale shëndetësore.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Preshevë, Arifi ka njoftuar për vendimin për mbylljen e bizneseve të gastronomisë (kafiterive, restoraneve, gjelltoreve, ëmbëltoreve…) nga ora 20:00 deri ora 05:00.