Të hënën (sot), edhe 12 pacientë nga Komuna e Bujanocit, janë konfirmuar pozitiv në COVID-19, bëhet e ditur nga Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc, ku numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus, tanimë ka arritur në shifrën e 68 të infektuarve në Bujanoc.
Disa pacientë të rinj u shtruan në spital e Vranjës, derisa ka nga ata pacientë me simptome më të buta dhe janë vetëizoluar në shtëpitë e veta
Sipas fjalëve të drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc Dr.Llella Jovanociq, ne jemi duke pritur rezultatet e 11 të dyshuarve të tjerë.
Ajo theksoi se çdo qytetar që përjeton simptoma karakteristike për virusin e koronës duhet të kontrollohet menjëherë në klinikën COVID.
“Para së gjithash, kam fjalën për ethe. Nëse kjo ndodh, është e detyrueshme t’a njoftojë mjekun. Qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin trajtim të pavarur në shtëpi dhe të përcaktojnë vetë terapinë, por është e nevojshme që të bëhet një ekzaminim në një klinikë COVID” – deklaroi Jovanoviq për portalin serb “Bujanovacke”.
Drejtoresha Jovanoviq, insistoi në respektimin e rreptë të masave të përcaktuara kundër përhapjes së virusit të koronës, dhe veçanërisht në mbartjen e maskavembrojtëse.
Dua të besoj se tani është plotësisht e qartë për të gjithë se sa e rëndësishme është vendosja e maskës. Në fakt, vendosja e maskës duhet të bëhet një zakon dhe një rutinë e përditshme, deklaroi ajo.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve, spitali rehabilitues në Banjën e Bujanocit, është që nga sot një spital COVID, dhe do të pranojë pacientë nga Bujanoc dhe Presheva, që kanë një pamje klinike më të lehtë./LuginaLajm