PËR HERË TË PARË NË PARLAMENTIN E SERBISË KA SHQIPTARË NË KRYE TË NJË GRUPI PARLAMENTAR

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot po vazhdon punimet e seancës konstituive që filloi më 3 gusht 2020.


Në seancën e sotme, deputetët duhet të marrin në konsideratë katër pikat e mbetura në rendin e ditës, përkatësisht: zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Parlamentit, emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të parlamentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të trupave punues.

Kjo ditë shënon herën e parë në historinë e parlamentit të Serbisë që një grup i deputetëve udhëheqet nga një shqiptarë, e që është grupi parlamentar i përbërë nga Alternativa Demokratike Shqiptare dhe Partia e Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, i cili udhëheqet nga deputeti Shaip Kamberi.

Gjatë diskutimeve të sotshme në emër të grup parlamentar ADSH – SDA ka folur shefi i saj, Shaip Kamberi, i cili gjatë fjalimit të tij është deklaruar se ky grup nuk do të përkrahë kandidaturën e Ivica Daçiq për kryetar të parlamentit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”