KAMBERI SHPJEGON ARSYET PSE NUK DO TA VOTOJË DAÇIQIN PËR KRYETAR PARLAMENTI

Shaip Kamberi sot si shef i grupit parlamentar ADSH Luginë dhe SDA Sanxhak, kritikoi kandidaturën e Ivica Daçiq për kryetar të parlamentit dhe tha se ky grup nuk do ta votoj.


Duke i shpjeguar arsyet politike pse Daçiq nuk do të marrë votat e  këtij grupi parlamentar, Kamberi tha se arsye praktike është që pasi nuk i ka konsultuar askush për kandidatin për kryetar të parlamentit e as për formimin e qeverisë së re.

Ai derisa foli për deklaratat e bëra së fundmi nga Daçiq rreth varrezave masive, akuzoi Daçiqin se nuk mundë të përfaqësojë unitetin e deputetëve.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e sotshëm të Kamberit në Parlamentin e Serbisë:

E nderuara kryesuese,
Të nderuar deputetë,

Në emër të grupit parlamentar ADSh Luginē dhe SDA Sanxhak, deklarohem kundër kamdidaturës së propozuar për kryetar të Parlamentit tē Serbisë.

Para së gjithash, askush nga ju nuk na ka  konsultuar me ne në lidhje me kandidatin e propozuar për kryetar të parlamentit, e as për qeverinë që do të themelohet në vijim sa kemi arritur të njoftohemi nga mjetet e informimit. Kjo është një arsye praktike pse nuk do të votojmë.

Arsyet politike pse nuk di të votojmë për kandidatin e propozuar për kryetar të parlamentit është për shkak se ai i ka takuar elitës politike e cila ka shkaktuar  luftra të përgjakshme në territorin e ish Jugosllavisë, me pasojat e të cilava edhe sot ballafaqohemi, e veçanërisht kur i referohemi pakicavr kombëtare, të cilat edhe më tutje gjendjen një pozitë jo të favorshme në Republikën e Serbisë.

Zotri Ivica Daçiq shumë shpesh gjatë karrierës së tij politike është shprehur me urrejtje ndaj të gjitha pakicave etnike, derisa kohës së fundit është evident fakti se publikisht dhe gjatë paraqitjeve televizive fton fshehjen e krimeve të bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe mohimin e krimeve të kryera atje. Gjithashtu ai fton të mos zbulohen varrezat masive që ndodhen në Serbi, dhe për këtë arsye nuk do t’i marrë votat tona.

Si Ministër i punëve të brendshme, derisa ka udhëhequr me atë resor, ka filluar iniciativa për fshirjen, rrespektivisht pasivizimin e nënshtetësive, e cila në mënyrë direkte ka ndikuar në komunat e Luginës, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe komunat e Sanxhakut, duke zvogluar numrin e popullatës, duke ndikuar direkt në ndryshimet demografike të popullatës në ato komuna.

Thuhet se z. Ivica Daçiq do të bëhet kryetar i Parlamentit serb, prej asaj që po shihet këtu, ekzistojnë edhe të tjerë, në bazë të këtij fakti, kryetari i parlamentit do të duhej të shpreh unitetin e deputetëve dhe deputeteve. Derisa dikush shprehet se i përket vetëm një kombësie të caktuar, atëherë ai nuk shpreh unitetin e parlamentit dhe për këtë arsye nuk do ta marrë votën tonë.

Dhe për fund, të ndëlidhem me atë që u tha më herët, nëse do të manifestohet si sukses thirrja pë çnjohje të Republikës së Kosovës, ju mundeni ta vlerësoni si të doni, unë vetëm do ta citoj një diplomat të huaj i cili thot se ajo është “gjuajtje në këmbën tënde”. Në bazë të arsyeve të cilat paraqita, grupi i jonë parlamentar do të votojë kundër zgjedhjes sē kandidatit të propozuar.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”