PENZIONISTËT E PRESHEVËS TË NEGLIZHUAR NGA KOMUNA E PRESHEVËS SHËTISIN NË TERR

Sonte ka qenë dita e parë kur munden të shëtitën pensionistët, pasi që Qeveria e Serbisë me fillimin e lehtësimit të masave për të luftuar pandeminë, ka lejuar shëtitjen e qytetarëve më të vjetër se 65 vjeç, në kohëzgjatje prej 30 min në mes të orës 18:00 dhe 01:00 pas mesnatës, në distancë prej 600 metra nga adresa e vendbanimit.


Mirë por, për dallim nga të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në Serbi, pensionistët e Preshevës kanë hasur në  neglizhencën e udhëheqjes lokale, pasi që në territorin e Komunës së Preshevës është fikur i gjithë ndriçimi publik.

Siç ka njoftuar përmes një postimi në faqen e saj në facebook, Komuna e Preshevës ka vendosur restrikcionin në rrjetin e ndriçimit publik me qëllim që të zvogëlohen harxhimet buxhetore në këto orë të mbrëmjes, mjete financiare të cilat do të dedikohen për financimin e “pakove financiare mbështetëse të Komunës së Preshevës”, duke mos treguar çka nënkuptojnë pakot financiare mbështetëse.

Njoftimi për kursime buxhetore nga ana e Komunës së Preshevës përmes restrikcionit të ndriçimit publik në territorin e Komunës së Preshevës është bërë më 17 prill, e deri më sot nuk ka pasur asnjë lajmërim për shpërndarje të “pakove financiare mbështetëse të Komunës së Preshevës”, siç thuhet në po atë njoftim.

Edhe pse nuk është paraqitur asnjë shpjegim e asnjë plan nga institucionet lokale çka janë “pakot financiare mbështetëse të Komunës së Preshevës” dhe se kur munden të shpërndahen, gjashtë ditë pas njoftimit për restrikcion me qëllim të kursimeve, Komuna e Preshevës procedoi hapjen e tenderit për një trotuar që do të kushtojë rreth 1.000.000,00 euro.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”