PDSH MBLEDH KRYESINË PAS REFUZIMIT TË ROTACIONIT NGA PVD-ja

Pas publikimit të vendimit të Partisë për Veprim Demokratik rreth mundësive të formimit të qeverisjes së re në Komunën e Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare sonte mbledh kryesin e saj.

Partia për Veprim Demokratik mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj ku edhe është diskutuar rreth negociatave për krijimin e një qeverisje të re në Komunën e Preshevës pas zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Përmes një njoftimi për publikun, PVD ka refuzuar ofertën e rotacionit të pozitës së kryetarit të Komunës së Preshevës, mes dy partive kryesore të bllokut PDSH, PVD, LR dhe UDSH. Njoftimi për këtë gjë është publikuar sot gjatë ditës në faqen e PVD-së në rrjetin shoqërorë facebook.

“Parimi i rotacionit ku ndahet mandati i të një̈jtit funksion midis përfaqësuesve të partive të ndryshme është praktikë e dëshmuar si joefikase në përformansë qeverisëse.”  thuhet në njoftimin e PVD-së të publikuar sot.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike Shqiptare, e cila, sipas informacioneve të konfirmuara nga PreshevaPRESS, sonte ka ftuar mbledhjen e kryesisë së saj, me ç`rast do të dalë me qëndrim rreth bisedimeve dhe mundësisë për krijimin e një qeverisje të re.

Mbledhja e kryesisë së PDSH-së do të mbahet sonte me fillim nga ora 20:30.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”