Pajaziti përsëri fton partitë politike shqiptare për të diskutuar rreth qeverisjes së re në Bujanoc

Fronti për Ndryshim ka nisur rrethin e dytë të dërgimit të ftesave për takime rreth koalicioneve për pushtetin e ri lokal në Bujanoc.


Lajmin e bëri publik, Arbër Pajaziti, kandidati i kësaj liste për kryetar komune i cili theksoi se ftesat iu janë dërguar të gjitha listave që do të jenë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Preshevës.

Postimi i Pajazitit:

Bazuar në rezultatet e çertifikuara të zgjedhjeve të fundit, në cilësinë e fituesit të tyre, ju kemi dërguar ftesë për takim konsultativ të gjitha subjeketeve politike të cilat kanë arritur të kenë përfaqësim në përbërjen e re të Kuvendit Komunal të Bujancit, me qëllim të diskutimit të mundësive rreth formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vetqeverisjes lokale.

Takimet janë paraparë të jenë ditën e mërkurë në termine të ndara.

Të gjitha subjektet i kanë pranuar ftesat, përveç LPD-së e cila ka refuzuar të pranojë ftesën tonë.

Opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha lëvizjet tona, në mënyrë që mos t’i lëmë vend spekulimeve dhe keqinformimit publik.

Related posts

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve