OSBE: Në komunat multietnike përkrahim pushtetet multietnike

Misioni i OSBE-së në Serbi është deklaruar qartë në përkrahje të një pushteti multietnik në Komunën e Bujanocit.


Pas takimit të zhvilluar mes përfaqësuesve të Frontit për Ndryshim në Bujanoc dhe Ambasadorit Jan Braathu si shef i zyres në Serbit të “Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë” – OSBE, në platformën X ka pasur një reagim të kësaj organizate ndërkombëtare si sinjal përkrahës për zhvillimet politike në komunën e Bujanocit, kryesisht rreth formimit të institucioneve të reja lokale.

“OSBE përkrah parimet e qeverisjeve multietnike në komunat multietnike”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të këtij misioni në Serbi pas takimit të Ambasadorit Jan Braathu me drejtuesit e Frontit për Ndryshim në Bujanoc.

Ndër të tjera në kumtesë thuhet se në këtë takim u diskutua për ecurinë e zgjedhjeve lokale.

“OSBE mbetet e përkushtuar për realizimin e Planit 7 pikësh me qëllim të përmisimit të jetës së qytetarëve në jug të Serbisë”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Related posts

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

Grabitet dhe rrëmbehet pronari i argjendarisë në Tërnoc të Madh

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal në Preshevë