Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në “Zonën Industriale” në Çukarkë

Sot, kryetari i komunës Preshevë, Ragmi Mustafa, nënshkroi kontratën me kompaninë “Saba Bellça”, për ndërtimin e infrastrukturës të “Zonës Industriale” në fshatin Çukarkë, transmeton MinistriaLajmeve.


Mustafa deklaroi se “Zona Indrustriale” në Çukarkë është një çështje shumë e rëndësishme për Komunën e Preshevës, pasi që në këtë drejtim do të ketë lokacion shumë të qëndrueshëm për një zhvillim më të mirë ekonomik në territorin e komunës sonë.

Ndërtimi i infrastrukturës të “Zonës Industriale” do të ketë mundësi ti ofrojë dhjetra parcela toke me të gjitha kapacitetet infrastrukturore ( rrugë, kanalizim atmosferik, ndriçim rrugor, telekom, ujësjellës), për invesitorët potencial dhe me këtë të krijojnë parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të ndikoj pozitivisht në jetën e qytetarëve.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”