TË RINJEVE NGA PRESHA E BUJANOCI I OFROHET MUNDËSIA PËR TË MËSUAR GJUHËN SERBE PA PAGESË

Organizata rinore “Livrit” nga Presheva, përmes një postimi në faqen e sajë në rrjetin shoqëror facebook, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë realizimin e kursit të gjuhës serbe.


Sipas njoftimit të organizatës rinore, kursi i gjuhës serbe për të rinjët e interesuar nga Presheva dhe Bujanoci do të fillojë së shpejti. “Livrit” është organizatë joqeveritare në Komunen e Presheves, e regjistruar së fundmi, e që vepron dhe prezentohet si qendër kreative që i shërben aktivizimit të të rinjve në Preshevë.

Foto: Livrit

“Patur parasyshë gjendjen aktuale të komunitetit, në veçanti të të rinjve, organizata jonë ka për qëlllim avancimin e pozitës së të rinjëve me anë të projekteve të natyrës kulturore, artistike dhe edukativo-arsimore, njëherit duke bashkëpunuar me organizata të ndryshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Aktivitetet, projektet, punëtoritë që zhvillohen brenda organizatës janë urë kyçe për zhvillimin, avancimin dhe përmirësimin e komunitetit në Preshevë.” thot për PreshevaPRESS, Ajxhan Esati, njëri prej themeluesve të kësaj organizate.

Organizimi i kursit realizohet nën përkrahjen e organizatës “Iniciativat Qytetare” nga Beogradi dhe “People in Need Serbia”, organizata të cilat së fundmi po realizojnë një projekt në katër komunat jugore të Serbisë, duke përfshi Preshevën, Bujanocin, Vrajën dhe Lebanin.

Ksenija Nikiq, përfaqësuesja e organizatës “Iniciativat Qytetare” për PreshevaPRESS ka thënë se vendimi për të i ofruar të rinjëve nga Presheva dhe Bujanoci kurs pa pagesë për të mësuar gjuhën serbe, është rezultat i anketës së realizuar muaj më parë me të rinjtë nga këto dy komuna.

Foto: Livrit

“Në anketën e realizuar në këto dy komuna kemi pranuar mbi 450 përgjigje, mes të cilave, përveç kërkesës për të avancuar aftësitë komunikative, të rinjtë kanë treguar edhe ide shumë të shkëlqyera dhe kreative. Pas bisedës me koordinatorin e “Zyres për të rinj” në Bujanoc dhe përfaqësuesit e organizatës rinore “Livrit” në Preshevë, kemi vendosur që të rinjve nga këto komuna të i mundësojmë të mësojnë gjuhën serbe përmes kursit tremujor pa pagesë” tregon Nikiq për PreshevaPRESS rreth kursit të gjuhës serbe.

Kursi tremujor pa pagesë i gjuhës serbe organizohet për të gjithë të rinjtë e Preshevës dhe Bujanocit të moshës mes 16 dhe 30 vjeç, që dëshirojnë të avancojnë njohuritë e tyre në këtë gjuhë. Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin përmes të cilit do të kuptohet niveli i tyre në serbisht dhe nevoja për të avancuar atë.

Iniciativat Qytetare pëveç kursit të gjuhës serbe për të rinjtë e Preshevës dhe Bujanocit do të organizojnë një seri trajnimesh përmes të cialve synojnë të avancojnë aftësitë komunikative dhe organizative të rinisë së Luginës që merren me aktivitete rinore në këto komuna.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”