ORGANIZATA INICIATIVAT QYTETARE FILLON PROJEKTIN “PROMAJA”

Përmes një postimi në faqen e saj në rrjetet sociale, organizata joqeveritare “Iniciativat Qytetare” (Gradjanske Inicijative) me seli në Beograd, ka paralajmëruar fillimin e realizimit të projektit “PROMAJA”.


Nën produksionin e organizatës Iniciativat Qytetare, Ilir Gashi përmes një koncepti të serive fotografive të realizuara nga fotografi Marko Risovic, synojnë të shpërfaqin jetët e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi.

“Kartolina nga Jugu” quhen storiet fotografike që do të publikohen javëve në vijim në kuadër të serive “PROMAJA”, në të cilat seri të fotografive do të shfaqet edhe jeta e të rinjëve në Preshevë.

“I kaluam disa ditë në qytetin e Preshevës, i cili ndodhet në pjesën më jugore të Serbisë, një prej qyteteve të pakta me shumicë shqiptare e njëherit qendër e komunës më të varfër në vend, duke u përpjekur të kuptojmë – si është të jetosh në Preshevë?” shkruhet në njoftimin promovues të këtij projekti nga organizata Iniciativa Qytetare.

Në javët në vijim, përmes serive të storieve fotografike të quajtuara “Kartolina nga Jugu”, do të përshkruhet eksplorimi i karaktereve, vendeve, kulturës e historisë lokale si dhe jetën e përditshme, në veçanti jetët e të rinjve e të rejave në Preshevë, si dhe në qytetet tjera të rrethit të Pçinjës, thuhet në njoftimin e organizatës Iniciativat Qytetare, njofitm i cili është shoqëruar me fotografi të realizuara në Preshevë.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh